Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë – Milot, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas raportimeve makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ku njëra prej tyre pas përplasjes ka përfunduar duke goditur edhe një mur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Priza.al