Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në parcel, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon me zbardhjen e aksidentit.