Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Librazhd – Përrenjas, saktësisht në vendin e quajtur kthesa e Qukësit, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidente, kanë mbetur të plagosur 3 persona, ku një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Dy prej tyre janë duke marrë mjekim në spital e Librazhdit dhe persona që është rëndë është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. /Priza.al