Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë ka dalë nga rruga, e për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Policia bën me dije se viktima është një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet H.P, banues në lagjen nr.13 Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.