Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Berat, ku është plagosur rëndë një i moshuar.
Burime për median bëjnë me dije se automjeti ka përplasur drejtuesin e biçikletës, ku ky i fundit ka përfunduar poshtë rrotave të mjetit. Mësohet se i moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.
Raportohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa drejtuesi Arlind Muçogllava është arrestuar.