Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte” ku një automjet tip Benz është përplasur me një motomjet.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit Bashkim Elezi. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.
Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.