Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Krujë- Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.