Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Valarë të Gjirokastrës ku një automjet ka përplasur për vdekje një 12-vjeçar.
Burime për mediat bëjnë me dije se makina që përplasi të miturin drejtohej nga një polic kufitar, ndërsa mësohet se 12-vjeçari u dërgua në spital ku humbi jetën pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.