Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi, ku ka humbur jetën një 46-vjeçar shqiptar.

Mediat greke raportojnë se motori me të cilin po lëvizte 46-vjeçari shqiptar është përplasur me një ekskavator në afërsi të fshatit Episkopi.

Pas zbardhjes së dinamikës së ngjarjes një ekskavator po dilte nga një rrugë dytësore, kur 46-vjeçari u përplas me të dhe pësoi goditjen fatale që i mori jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *