Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali ku një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima po udhëtonte bashkë me katër miqtë e tij, kur makina me të cilën po lëviznin humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Mësohet se 23-vjeçari shqiptar ishte një nga pasagjerët e mjetit tip “Alfa Romeo”. Katër shokët e tij i shpëtuan vdekjes, ndërkohë që po marrin ndihmë mjeksore në spitalin e Perugias.

Aksidenti tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Pievaiola, pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *