Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, rreth orës 19:45.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Tayota” me drejtues shtetasin B.C, me mjetin tip “Renault”.
Mësohet se numri i të plagosurve është rreth pesë, të cilët janë në gjenfje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C., me mjetin tip “Renault”.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.