Aksident i rëndë në Kosovë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë ku dy persona kanë ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete ndërkohë aksidenti ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë në Kosovë

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë mundur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. “Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha në fund Ahmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *