Një i ri ka mbetur i plagosur në Lezhë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.
Pas aksidentit, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.