Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motor në afërsi të një karburanti.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa rrezik për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.