Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat si pasojë e përplasjes kanë përfunduar jashtë rrugës.
Në një prej automjeteve është gjetur një shtetas francez, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Ndërsa në makinën e dytë, të përfshirë në aksident, nuk është gjetur asnjë person. Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të jetë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.