Aksidentet rrugore po kthehen në një fenomen shqetësues. Sërish është regjistruar një aksident me vdekje në orët e para të mesnatës së ditës së sotme. Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Njesia Administrative Rrajcë e Bashkisë Prrenjas është rregjistruar në orët e vona të së Dielës. Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Qafë Thanë në fshatin Rrajcë.
Burimet bënë me dije se një Zetor që po qarkullonte në rrugën kombëtare është goditur nga pas me forcë nga një automjet tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB dhe për pasojë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në kanal. Drejtuesi i Zetorit , Zeqir Lleshi ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi e ka zënë poshtë gabina e shkatërruar .
Ndërkaq, Policia ka shoqëruar Xhevo Dashin, drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin për veprime të mëtejshme proceduriale.
/Priza.al/