Një askident i rëndë ka ndodhur në mbasditen e sotme teksa dy automjete janë përplasur në hyrje të qytetit të Sarandës.
Bëhet me dije se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital.
Lëndime kanë marrë shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha. I pari ka dëmtime në shtylle kurrizore dhe do të niset për mjekim të specializuar në Tirane ndërsa i dyti ka dëmtime në koke nga xhamat e makinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.