Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku i riu 21 vjeçar, ka përplasur për vdekje, shteasin A.Xh., 57 vjeç.
Shtetasi A.Xh, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motomjetit të cilit ai drejtonte, me mjetin e 21 vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, dhe personi që ka humbur jetën është 57 vjeçari me iniciale A.Xh. Policia bën me dije se është i riu me iniciale P.Z, u kap në flagrancë, si dhe ndaj tij do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç.