Një aksident i rëndë nga ndodhur në hyrje të Tiranës pak momente më parë.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin B.D ka përplasur një motomjet, drejtuesi i të cili ka humbur jetën dhe ende nuk i është zbuluar indentiteti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Priza.al