Ditën e sotme, në fshatin Bërxullë në Tiranë janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një i mitur ka humbur jetën.
Sipas policisë se fëmija, i cili ka humbur jetën, ka qenë në rrugë në momentin e përplasjes së dy automjeteve.
Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i polcisë:
Pasditen e sotme, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.