Aksident i rëndë në Tiranë, plagoset një i mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën te mbikalimi i Fabrikës së Miellit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një 2-vjeçar i cili ka qenë pasagjer.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *