Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Një video e ndarë nga JOQ, shihen dhe pamjet e një aksident të rëndë.
Sakaq, bëhet me dije se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, mes tyre të përfshira dhe dy Taxi. Ndërkohë, nuk bëhet me dije se ka të lënduar. Por ajo që bie në sy është qarkullimi i bllokuar, pasi kanë qytetarët ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesve të mjeteve.