Aksident i rëndë pranë QTU, plagosen 4 persona

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatën së sotme, në autostradën Tiranë- Durrës pranë QTU.

U raportua se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën dytësore dhe kanë mbetur të plagosur katër persona. Bëhet fjalë për shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Sipas burimeve nga spitali, njëri prej të miturve ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *