Aksident i rëndë tek ‘5 Maji’, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre shëndetësore. Dy ambulanca kanë marrë të plagosurit dhe i kanë dërguar tek Spitali i Traumës.

Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin e ndodhur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *