Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot në Kosovë ku trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.
Mediat kosovare bëjnë me dije se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30. Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor.
“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.