Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Në aksident janë përfshirë një mikrobus, një mjet tip Benz dhe një mjet tip kamionçinë.
Nga përplasja e trefishtë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se për aksidentin është bërë lagështia në rrugë.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku do të sqarojë rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë qarkullimi për shkak të aksidentit është paralizuar plotësisht dhe shërbimet e policisë rrugore po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim pasi për momentin ka një fluks të madh në të dy kahet e rrugës.
/Priza.al/