Aksident i trefishtë në autostradën Vorë-Tiranë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Vorë-Tiranë. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë lënduar një prej drejtuesve dhe një pasagjer.

Policia siguron se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon punën për normalizimin e qarkullimit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *