Një aksident është raportuar të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugorë Belsh-Cërrik.
Sipas raportimeve të para mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa për pasojë të lënduar kanë mbetur tre persona.
Të lënduarit janë nisur në spitalin e Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave e automjetit.