Një aksident ku janë përfshirë pesë makina dhe një kamion, ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti, është bërë prania e vajit që është derdhur në rrugë.
Kalimi i automjeteve në këtë rrugë është bllokuar teksa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.