Një aksident masiv ka ndodhur aksin e autostradës Milot-Mamurras mbrëmjen e sotme, ku janë përfshirë 4 automjete, dy prej tyre dyshohet të jenë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga informacionet paraprake, mësohet se janë plagosur lehtë 3 persona të cilët janë dërguar në urgjencën e Laçit për ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të vijuar me hetimet. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pasditen e sotme në qytetin e Laçit ku zhvilloi “Foltoren”. Aksidenti masiv ka ndodhur teksa ai po kthehej për në Tiranë.
/Priza.al/