Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku për pasojë janë plagosur tre persona.
Mësohet se shtetasi me iniciale M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine.
Njoftimi i policisë:
Aksident në Durrës, 3 persona të plagosur. Rreth orës 11:40, në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.