Një kalimtar ka humbur jetën pasi është përplasur mbrëmjen e kësaj të marte nga një makinë. Nga burime zyrtare mësohet se viktima është rreth moshës 60-65 vjeç, e ndërsa nuk është identifikuar ende.
Makina që e ka përplasur kalimtarin jo vetëm që nuk i ka dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.
/Priza.al/