Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vorë-Tiranë ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me inicialet L. D., 30-vjeç ka qënë duke drejtuar automjetin e tij, kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga R. M., 41 vjeç.
Si pasojë e aksidentit raportohet se 41-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmben e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën