Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes, pasi një imoshuar ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi me iniciale K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *