Një 40-vjeçar është rrëzuar nga lartësia e një bordure.
Burime për median bëjnë me dije se viktima ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.