Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave është regjistruar ditën e sotme në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot-Fushë.
Bëhet e ditur se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, por sipas burimeve jo zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy automjetet ku tri vajza që po udhëtonin me BMW dhe një djalë që po qarkullonte me një autoveturë tip Fiat mbeten të lënduara.