Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Makina përplas drejtuesin e një motorri

Nuk kanë të ndalur aksidentet në Shqipëri. Pasditen e sotme rreth orës 17:30, raportohet një aksident në Tapizë, në rrugën nacionale Fushë-Krujë.

Nga vendgjarja mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur si pasojë një motorr. Nga informacionet e deri tanishme, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.

Ashtu sikurse duket edhe në foto motorri është plotësisht i dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtusi i mjetit është shoqëruar në polici.

Kujtojmë se në muajin maj janë regjistruar aksidente të njëpasnjëshme të cilat kanë pasur edhe pasoja duke marrë jetë njerëzish.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *