Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Baldre, ku një kamion ka përplasur një këmbësore.
Për pasojë është plagosur një grua e cila është transportuar drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Mësohet se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, ndërsa identiteti i të plagosurës nuk bëhet me dije.