Aksident në aksin Lezhë-Laç, makina del nga rruga dhe përmbyset në parcelë

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Automjeti pasi ka dalë nga rruga është përmbysur në një parcelë, ndërsa raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy femra.

Sakaq, të plagosurat janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ndërsa policia ka mberritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *