Një aksident ka ndodhur në pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Shkak është bërë parakalimi i gabuar ku mjeti tip “Benz” është përplasur me bordurën e urës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur çifti që po udhëtonte me këtë makinë.
Menjëherë janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës. Bëhet e ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të sotme.
Ndërkohë në aksin Lezhë-Shënkoll, një polic i burgut të Shënkollit humbi jetën pas një aksidenti me motor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00.
Pashk Deliaj, 40 vjeç humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën. Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë.