Një aksident është regjistruar këtë të hënë në kryqëzimin e Talës në Lezhe.
Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit në Lezhë.
Bëhet me dije se i aksidentuar ka mbetur 75-vjeçari B.T.,, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.