Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një mjet i tipit “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçare dhe ka mbetur i plagosur një person.
Raportohet se ka ndërruar jetë L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë ku edhe ka marrë dëmtime bashkëshorti shtetasi F.D., 62 vjeç, banues në Dajç, drejtuesi i motoçikletës. Ndërsa shoferi i ‘Benzit’ është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.
Mësohet se policia ka arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/