Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Mësohet se automjeti tip “Seat”, me targa BR 2121 B ka përplasur një motoçikletë. Sakaq, shtetasi me iniciale R.A ., 65-vjeç është përplasur në asfaltin e rrugës, ku për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, si dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja Sh.A,50-vjeçe është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta, që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës.