Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë pas disa persona të lënduar. Mësohet se janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe një pasagjer.
Mjeti me drejtues Saimir Buna, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues Rams Shpati.
Për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë të dy drejtuesit dhe Gëzim Klodi, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues Saimir Buna.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Burimi videos: Balkanweb/