Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën njëri prej shoferëve, plagoset një tjetër

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Djaçit”. Automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Vilson Tola, ku si pasojë ka ndërruar jetë Zyhdi Meti.

Sa i përket shoferit tjetër, ai është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Vilson Tola, 19 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Zyhdi Meti dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër,Vilson Tola.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *