Një aksident me pasojë katër të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Një mjet tip “Ford” me drejtuese shtetasen me incialen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit, dhe tre shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet. Të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.