Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit.
Paraprakisht bëhet me dije se një mjet ka dalë nga rruga.
Bëhet me dije që shkak mendohet të ketë qenë lëvizja tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit dhe prezenca e lagështirës në rrugë.
Deri tani raportohet për një të plagosur, konkretisht shoferi i mjetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit.