Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vuno-Himarë. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur dy persona, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.