Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Automjeti tip “Ford” ka përplasur për vdekje këmbësorin 60-vjeçar.

Shoferi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/ Informacion paraprak.

Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *