Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një makinë është përplasur me një makinë tjetër para. Por nga shpejtësia, makina para ka përfunduar mbi makinën që e përplasi.
Nga aksidenti nuk raportohet për dëme në njerëzi, por dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur aksidentin e ndodhur.